• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Me pamjet më të ëmbla afër detit, Jona Spahiu i dedikon këto fjalë të voglit të saj

Fundjava e ka gjetur moderatoren e njohur, Jona Spahiu pranë detit së bashku me partnerin e saj dh vogëlushin e tyre, Raiden, i cili rritet dita ditës. Duket se i vogli i ka sjellë shumë gëzim familjes dhe mami Jona nuk ka ngurruar t’i dedikojë fjalët më të bukura herë pas here.

“Dhe më pas shpirti im të pa ty dhe tha: ‘Oh, ja ku je, ti je ajo për të cilën kam kërkuar’”, ka shkruar së fundmi Spahiu krah pamjeve të Raiden, i cili duket se ndodhet pranë detit. Jona ka ndarë edhe disa postime në ‘Instastory’ me bashkëshortin dhe djalin duke treguar se kanë zgjedhur të pushojnë pranë bregdetit.

Moderatorja ndan foto dhe video të ndryshme, jo vetëm me djalin, por dhe më partnerin, Frenklin Ymeri, me të cilin ka treguar se është stërvitur këto ditë në kushtet e shtëpisë./revistawho.com