• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Këshilla, Lajme

Me një xhiro të shpejtë në ‘Instagram-in’ e Chiara Ferragnit, do të kuptoni se çfarë nuk duhet të mungojë në garderobën tuaj këtë verë

Me ardhjen e verës të gjithë nxitojnë të pasurojnë garderobën e tyre me veshje të reja. Nga fustanet shumëngjyrëshe, e deri tek xhinset e shkurtra të kombinuara me bluza të ndryshme, kanë qenë disa nga veshjet më praktke përgjatë ditëve të nxehta të verës.

Megjithatë nëse bëni një xhiro të shpejtë në ‘Instagram-in’ e bloggeres së njohur, Chiara Ferragni do të kuptoni menjëherë se cili është trendi i kësaj vere dhe që nuk duhet të mungojë kurrsesi në dollapin tuaj.

Ashtu siç duket dhe nga fotot, Chiara ka zgjedhur të përshtasë çdo lloj pantallonash të shkurtra apo të gjatë të ngjyrave të ndryshme me kanatjeret e bardha të vogla, të cilat të tregojnë mjaft elegante. Nëse e keni gjetur fundin e duhur, xhinset dhe ju mundon vetëm bluza, atëherë e keni të qartë se sa kollaj mund ta kombinoni tanimë:/revistawho.com