Prej ditësh është zbuluar se Roza Lati ka nisur një projekt të ri shumë të veçantë, i cili do të transmetohet shumë shpejt në ekranin e ‘Ora News’. Deri tani moderatorja simpatike ka treguar shumë pak detaje, të cilat i dha ekskluzivisht për ‘RevistaWho.Com’, ndërsa pak minuta më parë me anë të një videoje, ajo zbuloi edhe datën kur ‘Bukë me vete’ do të nisë. Nga 10 korriku, Roza do të jetë në ekranin e ‘Ora News’ çdo të mërkurë në orën 13:00. Formati argëtues dhe shumë veror do të ketë personazhe ‘VIP’ dhe do ju bëjë të gjithëve të qeshni.
https://www.instagram.com/p/BzXwlI1HejP/?fbclid=IwAR0AgOou-GUbRanld2XVdh3x9xLjVpLFExvdbULDzNfGYJY1dfREqYBWhtY
Roza nga ana tjetër ka rrëfyer se po e pret më shumë emocion premierën e këtij projekti, pasi është një nga të preferuarit e saj dhe i pari ‘reality-show’ që drejton. / revistawho.com nis