• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Me një video nga xhirimet e kësaj jave, Jul Deda zbulon kushtet në të cilat ka punuar

 

Aktori i njohur i humorit, Julian Deda ka treguar me anë të një postimi në rrjetet sociale kushtet në të cilat i është dashur të xhirojë, për të siguruar edhe mbrëmjen e sotme të qeshurat e ndjekësve.
“Duke falenderuar të gjithë ata që interesohen të “shqetësuar”, që pyesin a dola apo nuk dola nga shtëpia, i them se isha në punë duke xhiruar nën masa të rrepta sigurie dhe në distancën e lejueshme nga njëri-tjetri. Punuam, xhiruam për t’ju dhënë humor. Ju ftoj sonte në darkë të shikoni një punë të bërë në kushte aspak normale, por me shumë dashuri. Ju ftoj sonte në orën 21:00 në Tv Klan, të shijoni shfaqjen artistike dhe jo atë politike. Klanifornia është thjesht një bishë”, ka shkruar Deda krah videos së publikuar ku shfaqen në natyrë së bashku me stafin e punës.
Me siguri këto xhirime nuk duhet të kenë qenë të lehta, megjithatë duket se stafi i spektaklit të humorit është kujdesur të sjellë të qeshura tek teleshikuesit e saj./revistawho.com