• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Me një video në plazh, Ronela Hajati zbulon pak nga kënga e re

Ronela Hajati njihet për këngët e saj ritmike dhe videoklipet plot ngjyra dhe performanca. Kënga e saj e fundit, “Lage”, rezultoi e suksesshme dhe u prit shumë mirë nga publiku, por duket se Ronela ka ndërmend të vazhdojë e të ‘pushtojë’ vendet publike e klubet me këngët e saj. Ditën e sotme, këngëtarja shqiptare publikoi një video në ‘Instagram’ ku shfaqet në plazh duke kënduar këngën e saj më të re. “Po pres me padurim të ndaj këngën time të re me ju”, ka shkruar Ronela. Ajo nuk ka zbuluar asnjë detaj më tepër në lidhje me këtë projekt, por duket se edhe kjo këngë do të jetë ritmike, njësoj si shumica e projekteve të saj./revistawho.com