• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Me një video, Kylie tregon se tashmë është koha të “pushojë” sepse Stormi nuk mund ta dëgjojë

Kylie Jenner njihet tashmë nga të gjithë për pasurinë marramendëse, por dhe raportin e ngushtë me vajzën e saj të vogël, Stormi. Ajo ka treguar shpeshherë në rrjetet sociale se e vogla është dashuria e saj më e madhe, duke u kujdesur të krijojë për të dhe kujtimet më të bukura.

Vetëm pak ditë më parë, Kylie krijoi një festë të madhe me të gjithë personazhet e ‘Disneyland’ për 2-vjetorin e Stormit, e cila i befasoi edhe të ftuarit.

Ndërsa së fundmi Jenner ka ndarë një video me vogëlushen ku shfaqet në krevat duke parë ‘Frozen’. Në një moment Stormi i kërkon mamit të “pushojë’ sepse i duhet të ndjekë filmin vizatimor. Këtë detaj miliarderja e ka ndarë menjëherë në rrjetet sociale me fansat e saj.

Kujtojmë se Kylie i ka dhënë fund lidhje me babain e vajzës, Travis Scott, por ata vazhdojnë të ruajnë një raport të mirë për shkak të saj./revistawho.com