I dashuruar me vajzë shqiptare, po mëson shqip, tani ka bërë dhe tatuazh shqiponjën! Çfarë doni më nga Hysen Usta? Partnerit të Genta Ismajlit duket se ia ka marrë mendjen Shqipëria, që kur u dashurua me këngëtaren.
Genta ka treguar sot teksa çifti ndodhej në një darkë me të afërm, se Hysen Usta ka bërë tatuazh shqiponjën e madje e tregon atë para të gjithëve plot krenari.
Biznesmeni turk do të bënte çdo gjë për t’ja shprehur dashurinë Gentës e këtë e vërteton nga dita në ditë, qoftë me surprizat romantike, dhuratat e deri tek dedikimet, të cilat i shkruan dhe shqip.
Për “Revista Who” pak kohë më parë, Hyseni foli shqip para kamerës duke i thënë Gentës: Çika ime, zemra ime, shpirti im, të dua shumë.
Epo ç’të themi, lum Genta!