Nëse nuk e dini ende, interneti po çmendet nga lajmi se “Sex and the City” do të rikthehet. Por këtë herë do të jetë pak më ndryshe sepse një nga katër shoqet do të mundojë dhe ajo është pikërisht një nga karakteret më pikant, Samantha Jones.
Mungesa e aktores Kim Cattrall ka shkaktuar edhe lajme të shumta që nga prishja e shoqërisë me koleget e deri tek thashethemet se Sarah Jessica Parker nuk shkon aspak mirë me të.
Por Kim ose siç njihet ndryshe Samantha ka reaguar më në fund, pas zhurmës së madhe në rrjet që po bën rikthimi i serialit dhe mungesa e saj. Në fakt aktorja ka reaguar në mënyrë të tërthortë duke pëlqyer një status në Twitter.
“E adhuroj Sex and the City dhe ndonëse jam i mërzitur që Samantha nuk do të rikthehet, e përgëzoj që po bën çfarë është më e mira për të dhe ky është shembulli që duhet të vendosësh veten para gjithçkaje. Të lumtë Kim Cattrall”-shkruhej në statusin e pëlqyer nga aktorja.
E me këtë Kim Cattrall duket se ka dhënë edhe përgjigjen për të gjitha thashethemet: Ajo thjesht ka vendosur të bëjë çfarë është më e mira për të dhe nuk ka asgjë me askënd!