• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Me një foto të vetes pas dushi, Blerina Bombaj flet për të mos qenurit perfekt dhe duhet ta dëgjoni!

Blerina Bombaj ka zgjedhur të publikojë një foto të vetes në mënyrën më natyrale të mundshme. Ajo shfaqet e sapodalë nga dushi dhe ka folur për të qenurit jo perfekt duke shprehur mendimin e saj dhe duke dhënë një mesazh të fortë për të gjithë. “Asnjëri prej nesh nuk është perfekt as nga jashtë dhe as nga brenda! Por, nëse duam të jemi të bukur, duhet t’ja fillojmë nga brenda-jashtë dhe sa më shumë i rregullon ato brenda, aq më pak të mbeten për të rregulluar nga jashtë. Madje edhe ato që të mbeten, fillojnë e të pëlqejnë sepse në fund ke kuptuar që je ti një e vetme në gjithë rruzullin tokësor”, shkruan ajo.

Sigurisht pas kësaj fotoje të publikuar komentet dhe reagimet nuk kanë munguar, por njëri prej tyre ka marrë përgjigje nga vetë Blerina. Një komentuese i ka vënë në dukje hundën dhe dietologia ka gjetur mënyrën më të përshatshme për t’i treguar se nuk ka asgjë që nuk shkon me të. “Hunda e cila më pëlqen pafund. Më bën të ndihem kaq e veçantë sa nuk ka. Nuk di sa e zakonshme mund të isha me një hundë të vogël”, shkruan ajo.

Bombaj kujdeset që të japë gjithmonë mesazhe të qarta dhe pozitive, jo vetëm në ekran, por edhe jashtë tij. Një prej tyre është edhe ky rast, jo më kot ju këshillojmë të merrni dozën e duhur të motivimit duke hedhur një sy në profilin e saj. /revistawho.com