Gigi Hadid poston foto me familjen, me partnerin Zayn, me miq e mikesha, por kur vjen puna te vajza e saj, Khai e ruan privatësinë në maksimum. Vogëlushja erdhi në jetë në shtator të vitit të kaluar, por Gigi dhe Zayn kanë vendosur të mos ia zbulojnë portretin në publik. Madje edhe emrin Gigi ia zbuloi muaj më vonë teksa gjatë gjithë asaj kohe fansat aludonin për emra të ndryshëm.
Megjithatë sot Gigi ka vendosur të thyejë pak rregullin e saj të artë “Jo foto të Khait” dhe ka postuar një foto të plotë të vogëlushes.
“Vajza ime është rritur”-shkruan Gigi krah fotos dhe vërtet Khai është rritur goxha që nga hera e fundit që e kemi parë.
Kujtojmë që Gigi e ka sjellë në jetë vajzën me lindje natyrale në fermën e saj në Pensilvani. Modelja ka treguar se lindja ka qenë shumë e vështirë për të dhe Zayn ishte i pari që e mori në krah vogëlushen.