• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Me një foto në ‘Instagram’, Rita Ora zbulon çfarë dhurate mori nga Bebe Rexha

Ditën e sotme ylli i njohur i muzikës ndërkombëtare, Rita Ora ka marrë një sërë dhuratash nga njerëzit më të afërm dhe miqtë e saj. Këngëtarja është duke shijuar suksesin e projektit të saj më të fundit të quajtur ‘Rita Ora Home’, për të cilin e kanë uruar të gjithë ndjekësit.

Mes shumë dhuratave nuk mungoi as dhe ajo nga Bebe Rexha, e cila e surprizoi me një buqetë lulesh. “Me shumë dashuri, Bebe”, shkruante Rexha bashkangjitur kutisë së luleve. Rita e ka ndarë këtë detaj në llogarinë e saj në ‘Instagram’, duke mos e fshehur entuziazmin e këtij momenti./revistawho.com