• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Më në fund pak pushim”, Tayna largohet nga koncertet për një arsye të thjeshtë

Tayna ka vendosur që me nisjen e Vitit të Ri të pushojë për disa kohë nga koncertet e saj. Këtë e ka bërë të ditur vetë reperja duke ripublikuar një video, të hedhur nga bashkëpunëtorët e saj. “Ëmbëlsira në fund. Prej sot pak pushim t’i lëmë të tjerët të bëjnë ndonjë lekë. S’ka koncerte më @tayna”, shkruhej në videon në ‘Instastory’ në llogarinë e artistes.

“Më në fund pak pushim”, ka zgjedhur të pohojë Tayna bashkangjitur disa figurave duke qeshur. Më tej ajo ka falënderuar të gjithë fansat për dashurinë që i kanë dhënë në koncerte, duke i theksuar se prej tyre vazhdon të marrë energji.

Nuk dihet momenti se kur reperja do të nisë sërish të shfaqet në koncerte, megjithatë duket se tani ajo do të shijojë pushimet e dimrit pranë më të dashurve të saj./revistawho.com