• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Më në fund fillon në TV Klan seriali që mblodhi aktorët më të mirë turq

Seriali “Nehir” do të transmetojë këto ditë episodet e fundit në TV Klan. Pas tij, më datë 8 nëntor do të nisë seriali që publiku po e pret prej kohësh, “Babil”. Rolin kryesor në këtë serial e luan Halit Ergenç, i njohur për rolin e tij në serialin “Sulejmani i madhërishëm”.

Në serial do të luajnë edhe aktore shumë të njohura si Birce Akalay e njohur si Asli nga seriali “Bardh e zi”, Asli Enver e njohur si Syreja e serialit “Nusja nga Stambolli” dhe Nur Fettahoglu e njohur si Pejker nga “Sulejmani i madhërishëm”.

Në këtë serial, Halit Ergenç do e shohim me një rol krejt të ri, një profesor që pushohet pa të drejtë nga puna. Ai duhet të shpëtojë jetën e djalit të tij të sëmurë, por dyert i mbyllen një nga një. Së bashku me shokun e ngushtë krijojnë një skemë të famshme piramidale duke e kthyer në mashtrimin më të madh financiar në vend. Por duke iu futur këtij rreziku, a do të arrijë ai të sigurojë paratë për operacionin e djalit?

Na mbetet ta ndjekim së shpejti në TV Klan.