• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Me ndihmën e ‘Dua të të bëj të lumtur’, historia e vajzës së abuzuar i kalon prokurorisë së Tiranës

Pak ditë më parë, moderatorja e njohur, Arbana Osmani tregoi se për herë të parë në një studio televizive do të rrëfehej historia e një vajze të abuzuar në shtëpinë e fëmijës në Shkodër. Ky moment mori vëmendjen e të gjithë ndjekësve, shumë prej të cilëve vunë në pikëpyetje faktin nëse ky episod duhej të shfaqej. Menjëherë Arbana sqaroi se vajza ishte tanimë në moshë mazhorene dhe se gjithçka ka ndodhur kur ajo ka qenë 12-vjeç.

Ndërsa ditën e sotme Osmani ka sqaruar për të gjithë se menjëherë pas programit, stafi i ‘Dua të të bëj të lumtur’ e ka shoqëruar të kryejë denoncimin në polici.

“Menjëherë pas këtij episodi, Adriana e ndihmuar nga stafi i programit ka shkuar në polici dhe ka bërë denoncimin për abuzimet që janë bërë përgjatë këtyre viteve. Dosja e saj aktualisht është duke u proceduar nga prokuroria e Tiranës. Ajo është marrë në mbrojtje nga organet kompetente”, ka sqaruar Osmani në postimin e fundit.

Kujtojmë se historia e shumë komentuar edhe në rrjetet sociale, do të transmetohet mbrëmjen e nesërme në ekranin e ‘Top Channel’./revistawho.com