• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Më mësove të jetoj e lirë”, Armina Mevlani i dedikon këto fjalë të atit në 60-vjetorin e tij

Armina Mevlani ka treguar gjithmonë se gëzon një raport të ngushtë me babain e saj, spikerin e njohur të lajmeve, Arben Mevlani. Së fundmi bloggerja ka ndarë një portret mjaft të bukur të familjes së saj duke shkruar njëherazi edhe fjalët më të ndjera për babain e saj.

Armina ka treguar se si i ati e ka mësuar t’i shohë gjërat ndryshe, t’i shijojë dhe ti shohë plot dashuri. Ajo ka shtuar se prindërit i kanë plotësuar gjithçka ka dashur si fëmijë i vetëm dhe se si babai e ka mësuar të jetojë e lirë, pa frikë dhe me besim.
Postimi ka marrë shumë pëlqime nga ndjekësit, ndërsa nuk kanë munguar urimet e ndryshme dhe nga miqtë e Arminës dhe fansat e saj në këtë ditë speciale për të dhe babain në 60-vjetorin e tij./revistawho.com

View this post on Instagram

My family and my treasure❤️. Ba ti sot ke ditelindjen tende dhe sme besohet sa shpejte vitet kalojne , por di te them qe ti je si vera ,me kohen je bere edhe me i bukur ,edhe me me shije ,edhe me i mire . Ti dhe mami per mua keni qene dhe jeni gjithcka si femije i vetem qe jam,ndaj ju dua me shume sa fjalet mund te pershkruajne. Ti ba me mesove sesi te kem sy te shoh gjerat ndryshe,ti shoh me art brenda,ti shijoj me pasion,ti ndjej me dashuri. Me bere te shoh gjithcka si art, me mbushe me dijet e tua dhe librat me te bukur qe kam lexuar ,ato libra qe sot me kane bere kjo qe jam. Me mesove te jetoj e lire,te mos kem frike…me dhe besim …me le te jem vetvetja e mos fshihem pas askujt. Sot ne pervjetorin vjetorin tend te ditelindjes lutem te te kem sa me gjate prane ,lutem qe te ti shoh syte e bukur vetem te qeshur. Do ngrejme dolli per ty ashtu sic i pershkruan autori yne i preferuar Remark Te dua shume❤️. Gezuar diten e lindjes ba. Pergjithmone do te jem armina jote e vogel .

A post shared by Armina Mevlani (@armina_mevlani) on