• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Me ‘look-un’ e Marinës mbrëmjen e sotme, Shën Valentini mund të vazhdojë edhe më gjatë

Një ditë pas Shën Valentinit duket se moderatorja e njohur e publikut shqiptar, Marina Vjollca ka vendosur të shfaqet gjatë prezantimin të ‘Klanifornia’ e veshur e gjitha me të kuqe. Bukuroshja ka veshur një fustan në formë princeshe, te cilin e ka kombinuar me buzët në ngjyrë të kuqe dhe takat ngjyrë nude.

Ky ‘look’ i Vjollcës ka tërhequr jo pak vëmendjen e fansave dhe miqve të saj të cilët kanë nxituar ta komplimentojnë, duke e dalluar dhe nga veshjet e tjera. E qeshur dhe mjaft e ëmbël në foto, Marina ka arritur t’i bëjë për vete të gjithë ndjekësit e saj me pamjen prej barbi, e cila e karakterizon.

Kujtojmë se prej disa javësh ajo ka zgjedhur të vijë pranë publikut edhe duke kërcyer me trupën e baletit, duke e surprizuar jo pak audiencën./revistawho.com