• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Me ‘look-un’ e fundit në Paris, Angelina Jolie konsiderohet një ‘perëndeshë’

Angelina Jolie është konsideruar gjithmonë si një nga femrat më të bukura në botë. Herë pas here ajo ka bërë që të gjithë njerëzit të kthejnë kokën pas dhe të ‘fiksohen’ me pamjen e saj. Aktorja ka dalluar dhe për stilin e saj të veçantë të të veshurit, për shkak të shijeve unike që ka treguar se ka. Së fundmi 44-vjeçarja është parë në Paris, e veshur me një fustan në ngjyrë të bardhë, të dizenjuar nga ‘Celine’. Fustani ishte me mëngë të gjata dhe të fryra, ndërsa Jolie e kishte kombinuar me një rrip mesi lëkure si dhe një çantë të dizenjuar nga ‘Heidi Slimane’.

Mediat kanë zbuluar se Angelina ndodhet aktualisht në Paris, për të përmbushur detyrën e saj si ambasadore e ‘Guerlain’, shtëpisë së parfumeve dhe kozmetikës në Francë. Më poshtë ju sjellim disa prej imazheve të cilat nuk duhet humbur:/revistawho.com