Si sot dy vite më parë Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl kurorëzun dashurinë e tyre në martesë. Prej disa ditësh çifti ka vendosur të pushojë në hotelin ku celebruan dashurinë e tyre, ndërsa Jakub i ka dedikuar së fundmi urimin më të bukur në këtë përvjetor.
“E vështirë ta besoj se nga sot kanë kaluar dy vite që prej momentit kur u martova me shoqen time të ngushtë dhe njeriun më me humor në botë. E ndjej sikur ishte dje vërtetë. Mezi po pres të shpenzoj dhe 100 vite të tjera me ty. Të dua”, ka shkruar Jakub në postimin ku ka përmbledhur momentet më të bukura me Afërditën që nga martesa dhe momentet gazmore së bashku.
Kujtojmë se gjatë këtyre ditëve, Kindl ka ndarë edhe momente të ndryshme relaksi në vendin ku janë duke pushuar duke treguar se po e shijojnë maksimalisht kohën pranë njëri-tjetrit./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CCBn7m_FkGS/?igshid=lh7r9g5ruxnh