• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Me kujtimet dhe dhuratat më të vyera, Jonida Vokshi zbulon marrëdhënien e ngushtë me babain e saj

Prej disa muajsh Jonida Vokshi është në pritje të ëmbël dhe na treguar vazhdimisht se si po e kalon këtë periudhë.

Së fundmi moderatorja ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa kujtime shumë të vyera nga babai i saj duke treguar dhe lidhjen e ngushtë që gëzon me të.

“Ky eshte kendi im i preferuar ne shtepi! E ben te preferuar piano,piktura padiskutim, por ajo qe shkon pertej kesaj eshte kitara qe shihni ne foto.

Ajo kitare eshte me e vjeter se mua!Eshte kitara e babit tim, kitare qe qe ne rinine e tij ka luajtur pafund muziken e tij te preferuar (The Beatles, Celentano etj), me te cilen me ka rritur edhe mua.

Dhe jam me shume se e lumtur, krenare dhe e nderuar qe pervec muzikes qe me ka rrenjosur e kultivuar, kjo kitare qendron ne sallonin e shtepise sone, dhurate prej tij!

Nje nder gjerat me te shenjta te tij, tashme nje nder gjerat me te cmuara tonat”, ka shkruar Vokshi krah postimit ku shfaqet e veshur e gjitha në ngjyrë të zezë dhe mjaft e qeshur. Me siguri jetesa me Besnikun e ka bërë Jonidën t’i mungojë më shumë familja e saj, megjithatë moderatorja nuk ngurron të ndajë me ndjekësit kujtimet e vyera nga raporti me prindërit e gjithçka tjetër./revistawho.com