• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Me këto pamje nga kopshti i shtëpisë, Armina Mevlani zbulon festën e vërtetë të ditëlindjes

Armina Mevlani e kaloi ditën e djeshme mes shumë urimesh nga miqtë e saj më të ngushtë, por dhe ndjekësit, ndërsa festën e vërtetë të ditëlindjes duket se ka zgjedhur ta organizojë sot.

Bukuroshja ka ndarë në ‘Instastory’ pamjet ku duket se është përpjekur të sjellë stilin bohemian, mes muzikës së lehtë dhe tavolinës së servirur në oborrin e shtëpisë.

Vetë Armina ka zgjedhur një veshje në ngjyrë bojëqielli dhe ka ndarë disa video edhe me babain e saj, duke e quajtur veten si “vajza e babit”.

Mevlani ka zgjedhur një menu orientale, duke bërë diferencën deri në detaje në festën e saj të ditëlindjes mes njerëzve më të dashur.

Kujtojmë se dje Armina ndau edhe pamjen e zyrës së saj, e cila ishte e mbushur me plot lule nga të gjithë miqtë e saj, të cilët kishin vendosur ta surprizonin në këtë formë./revistawho.com