• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Me këto foto, Irma Libohova kthehet pas në kohë dhe pohon se nuk e kanë joshur asnjëherë ndryshimet ekstreme

Këngëtarja e dashur e skenës shqiptare, Irma Libohova është kthyer pas në kohë duke publikuar disa foto që nga viti 1984, 2005, 2006 e kështu me radhë. Detaji që nuk ka ndryshuar në pamjen e saj janë baluket, të cilat duket se e kanë shoqëruar në çdo kohë artisten.

“S’më kanë joshur ndonjëherë ndryshimet ekstreme. Ja, me fakte. Gjithsesi, prapë kam shkuar tek baluket. Të ndryshojmë për mirë dhe arsyeshëm, do ish’ fjala më e saktë”, ka shkruar Libohova krah fotove ku shfaqet e qeshur dhe mjaft moderne.

Në të nuk kanë munguar pëlqimet apo komentet e ndjekësve të cilët e kanë komplimentuar si çdo herë. Kujtojmë se Irma është një nga zërat më të dashur të skenës shqiptare, falë gjithë viteve të karrierës në të, duke sjellë një sërë produksionesh muzikore./revistawho.com