• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Me këtë video të publikuar nga Fiori, do të bindeni se Rozana është shoqja që do donim të gjitha

Fiori Dardha dhe Rozana Radi kanë treguar me anë të posteve të ndryshme edhe në rrjetet sociale se gëzojnë një miqësi të fortë me njëra-tjetrën. Shumicën e kohës ato shihen bashkë, kjo dhe për shkak të emisionit që drejtojnë në ekranin e ‘Ora News’, ‘Boom’. Së fundmi ka qenë Fiori ajo e cila ka ndarë me të gjithë një video ku shihet se sa mundohet mikja e saj për t’i realizuar një foto të bukur.

“Kamera e fshehtë. ‘Sakrificat’ e Rozit për të më realizuar një foto të mirë. Ma ‘nxiu’ jetën, kujton se jam modele”, shkruan Dardha krah videos ku shfaqet Radi duke e udhëzuar se si të pozojë. Si çdo herë tjetër me dozat e tyre të humorit, vajzat kanë bërë që ndjekësit në ‘Instagram’ të lënë një sërë komentesh duke theksuar se kjo është një miqësi e vërtetë.

Pra nëse jeni në mëdyshje se si të veproni me shoqen tuaj më të ngushtë kur ajo ju kërkon t’i bëni foto, mjafton t’i hidhni një sy videos së Rozit dhe Fiorit./revistawho.com