• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Me këtë video nuk do arrini të mbani të qeshurat, ja çfarë ka hequr Miriami gjatë xhirimeve të ‘The Voice’

‘The Voice Of Albania Kids’ mbaroi, megjithatë suprizat nga programi jo. Ashtu siç e pamë në këtë sezon, juria përbëhej nga këngëtarët e njohur Aleksandër Gjoka, Miriam Cani, Arilena Ara dhe Renis Gjoka. Ka qenë ky i fundit i cili ka publikuar në ‘Instastory’ një pjesë të xhirimeve në prapaskenë, ku duket se gjërat nuk kanë qenë aq të thjeshta.

Në video dallohet se gjatë xhirimeve, Miriam nuk ka mundur të ndalojë së qeshuri ndonëse ka provuar të regjistrojë të njëjtën skenë disa herë. Pavarësisht se 4-shja e jurisë ka provuar disa herë, e vetmja gjë që dallohet në videon e publikuar janë të qeshurat gjatë momenteve të punës së tyre për shkak të provave të shumta.

Kujtojmë se ‘The Voice Of Albania Kids’ u finalizua të premten e kaluar dhe fituesja e këtij edicioni u shpall garuesja 13-vjeçare nga skuadra e Aleksandër dhe Renis Gjokës./revistawho.com