Edhe këngëtarja e njohur e ‘showbiz-it’ shqiptar, Samanta Karavella ka lajmëruar me postimin e fundit projektin muzikor të radhës.
E veshur me një veshje në ngjyrë gri dhe ‘look-un’ e kuruar deri në detaje, Samanta ka treguar një nga skenat e xhirimeve.
“N.K.N duke u përgatitur”, ka shkruara Karavella krah postimit të fundit. Samanta nuk ka zbuluar nëse ky projekt do të jetë bashkëpunim apo dhe datën e publikimit të tij, duke ngjallur shumë kureshtje tek ndjekësit.
Me siguri edhe kjo këngë, njëjtë si të gjitha projektet e prezantuara deri më tani, do të jetë për muajt e nxehtë të verës që sapo kanë filluar./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CCRa_KPphim/?igshid=1fzunfb12dbns