• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Me këtë gjest Vjosa Osmani tani njihet nga të gjithë fansat e Dua Lipës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, qenka fanse e zjarrtë e Dua Lipas. Ose të paktën është bërë së fundmi. Dihet se Dua i bën repost gjithë tage-ve që i vijnë nga politikanët e Kosovës, sidomos kur këto i vijnë nga femrat.

Në një video të publikuar së fundmi në InstaStory, Vjosa ka publikuar pamje nga makina e saj, me këngën e Dua Lipas në sfond, “Levitating”.

“Duke filluar ditën e dytë në Gjermani me Dua Lipën”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos. Dua Lipa e ka pranuar këtë post në story-n e saj, duke shtuar mbishkrimin “Presidentja jonë e di më mirë”.

Kujtojmë se këngëtarja numëron plot 72.1 milionë ndjekës, ndaj mund të besojmë se më shumë sesa fanse, kjo mund të ketë qenë edhe një strategji e Osmanit për t’u dukur më cool-ere.

Tani është mjaft e modës të jesh fanse e Duas, sidomos pas pushimeve të fundit që bëri në trojet shqiptare./revistawho.com