• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Me këtë foto nga makina, Loredana tregon se nuk e ndan asnjëherë nga vetja njeriun e saj më të dashur

Disa kohë më parë, reperja e njohur, Loredana tregoi se humbi një nga njerëzit më të dashur në jetën e saj, babain. Në një intervistë për Alaudin Hamitin, ajo tregoi se kishte kaluar një periudhë shumë të vështirë pas humbjes së të atit dhe problemeve ligjore që pati në Zvicër.

Së fundmi me anë të një postimi në ‘Instastory’, Loredana ka treguar se e mban foton e babait kudo me vete. Reperja e ka vendosur foton e babait në makinë dhe e ka shoqëruar këtë postim me një emoji zemre. Me siguri Loredanës i mungon shumë babai i saj, për të cilin ka preferuar të flasë rrallëherë në publik./revistawho.com