• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Me këtë foto krah stafit të ‘Klanifornia’, Delinda Disha i uron të gjithëve festat e fundvitit

Delinda Disha është bërë pjesë e spektaklit të përjavshëm ‘Klanifornia’ që prej nisjes së sezonit të ri televiziv. Çdo javë aktorja e dashur e humorit sjell personazhe të ndryshëm në skenë së bashku me pjesën tjetër të kastit të aktorëve.

Së fundmi Disha dhe gjithë stafi i ‘Klanifornia’ kanë darkuar në këtë prag festash.

“Gëzuar nga ‘Klanifornia’ dhe zoti ju bekoftë të gjithëve në këtë prag festash”, ka shkruar Delinda krah fotos së fundit ku shfaqet në një ambient shumë të ngrohtë me të gjithë kolegët.

Kujtojmë se Disha është mjaft aktive në rrjetet sociale duke ndarë me fansat momente të ndryshme nga përditshmëria dhe prapaskenat në ‘Klanifornia’./revistawho.com