• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Me gjyshet apo me mamin, kështu ke më shumë sukses në rrjet

Dojna Mema ka treguar gjithmonë se gëzon një raport fantastik me gjyshen e saj. Por tashmë sapo e ktheu dhe zyrtarisht në një pune të re: kanalin në youtube ajo e ndan pikerisht me këtë personazh, që ka dhe faqen e ‘Instagram’ pikërisht me emrin “Gjyshja e Dojnës” dhe që i ka dhuruar plot të qeshura ndjekësve të moderatores, për shkak të batutave të pamodifikuara dhe komenteve intereante të saj.

Përpara premierës dyshe në ‘youtube’ Dojna nuk e ka fshehur krenarinë: “Kur me krahasojne me ty, mbushem me vetebesim. Shpresoj qe nje dite, kur te moshohem, te jem si ti”.
Në të njëjtën mënyrë është bërë mediatike edhe Arta, mamaja e Jonida Maliqit. Gjithmonë e më shumë këngëtarja ka ndarë momente me mamanë, e cila me origjinalitetin e saj i ka marrë zemrën gjithë fansave të këngëtares që hera herës e kërkojnë mamanë në llogarinë e saj. Ndërsa tani nuk mungon as në emisionin më të ri “Jonida’s room”.


I pari që bëri “vip” ne rrjet një pjesëtar të familjes ka qenë Bes Kallaku, i cili ka treguar se është rritur nga gjyshja e tij, Ija. Postimet dhe dedikimet për Ijen kanë qenë aq ta shumta, sa ndjekësit kanë menduar se ajo është mamaja e tij.
Po juve çfarë batutash apo komentesh epike ju kanë dhuruar prindërit e gjyshërit? Me kë prej tyre mund ta ndanit rrjetin social?/revistawho.com