Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj po shijojnë prej kohësh historinë e tyre të dashurisë. Dyshja shfaqen krah njëri-tjetrit në evente, dalje publike, por edhe projekte muzikore. Së fundmi ka qenë Eni ajo e cila ka zgjedhur t’i shprehë dashurinë partnerit të saj me anë të një postimi në ‘Instastory’.
“Jam kaq krenare, me fat, e lumtur dhe e bekuar të të kem ty. Të dua”, ka shkruar Koci krah postimit më të fundit ku shfaqet duke pozuar e buzëqeshur pranë artistit. Edhe vetë Genci nuk heziton të shkruajë herë pas here për dashurinë që ka për Enin duke i dedikuar asaj fjalët më të ëmbla.
Në një prej videoklipeve të fundit, Eni vendosi që Genci të ishte dhe personazhi kryesor në xhirime, duke e sjellë edhe më pranë ndjekësve marrëdhënien e tyre./revistawho.com