Postimi i fundit i moderatores Luana Vjollca i ka bërë të gjithë të mendojnë se shumë shpejt ajo do të sjellë një projekt të ri muzikor.
Ajo ka publikuar në llogarinë e saj një video ku shihet duke ecur krah 3 balerinave dhe krah saj ka etiketuar dhe koreografin Esdalin Gorani.
“Së shpejti”, ka shkruar Vjollca krah postimit në ‘Instagram’ ku shfaqet mjaft në formë.
Fansat po presin me padurim projektet e radhës nga Luana dhe me siguri ky postim i ka gëzuar të gjithë.
Kujtojmë se në muajin shkurt Vjollca njoftoi fillimin e një projekti të ri televiziv ‘Take me out Albania’, por për shkak të pandemisë ‘Covid-19’ nuk mundi të finalizohej./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CCrBpFRHhUg/?igshid=1bpl1dh7a82ri