• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Me fjalët më të ndjera, Jul Deda i uron kështu të gjithë besimtarët myslimanë në ditën e fundit të agjërimit

Në natën e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit, aktori i njohur i humorit, Jul Deda ka zgjedhur t’i urojë të gjithë besimtarët myslimanë me anë të një postimi në ‘Instagram’. “Kush agjëroi, respekt për sakrificën, Zoti e pranoftë agjërimin tuaj. Gëzuar të gjithëve këtë natë të madhe. Festoni sa të mundeni, festoni të lirë nëpër familjet tuaja. Festoni dhe ndërkohë shijoni ‘Klanifornia’. Buzëqeshni”, ka shkruar Deda krah fotos së tij të fundit në rrjetet sociale.

Fansat e kanë falenderuar menjëherë në komente dhe i kanë uruar të njëjtat gjëra edhe vetë Julit. Kujtojmë se ditën e nesërme të gjithë besimtarët myslimanë festojnë Bajramin e madh pas një muaji sakrificash dhe lutjesh./revistawho.com