Luana Vjollca është një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar. Prej kohësh moderatorja është përfshirë edhe në muzikë, duke sjellë një sërë produksionesh muzikore vetëm dhe bashkëpunime.
Së fundmi duket se ajo është kthyer pas në kohë 6 vite më parë, kur publikoi baladën e saj të parë ‘Askush s’do ta besojë’.
Vjollca e ripublikuar videoklipin në ‘Instastory’, duke treguar dhe përkrahjen e saj për rolin e femrës në shoqëri. Më pas Luana ka nisur të lexojë komentet në kanalin e ‘Youtube’ rreth këngës, të cilat e kanë impresionuar jo pak.
Kujtojmë se me anë të postimeve të ndryshme ditët e fundit, Vjollca ka zbuluar se shumë shpejt do të vijë me një këngë të stilit ‘rap’./revistawho.com