• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Zvetlana heq maskën dhe zbulon fytyrën e vërtet, ja ç’do ndodhë nesër

Anika gjen shtëpinë ku qëndron Mahi. Ai i vendos thikën në fyt dhe e pyet pse ka ardhur. Anika i thotë se do të dijë pse erdhi në vend të Shivait dhe kush i tha ta bëntë këtë. Mahi ja mbath me vrap. Anika e ndjek. Ajo arrin ta kapë dhe e kërcënon se do thërrasë policinë nëse ai nuk i tregon. Pinki insiston që Shivai t’i thotë mbiemrin e Anikës. Shivai telefonon Anikën por ajo nuk ja hap telefonin. Anika mëson se kopja e Shivait quhet Mahi. Ai arrin të shpëtojë nga Anika duke e mashtruar. Shivai pyet Sahilin për emrin e prindërve të tij dhe Anikës dhe çfarë punonin ata. Ai tronditet kur mëson se babai i Sahilit prodhonte sapunë dhe i shiste derë më derë. Shivai është në dilemë dhe i duhet të zgjedhë mes identitetit të tij dhe Anikës. Ndërkohë Zvetlana është e tronditur nga Kali. Ajo largohet nga festa dhe thotë me vete se nuk mund ta besojë që Kali është rikthyer në jetën e saj. Zvetlana heq maskën dhe tregon fytyrën e saj të vërtetë. Ajo kujton momentet kur Kali i thonte të martohej me të dhe vëllezërit e tij. Edhe Gori është e shqetësuar për ardhjen e Kalit dhe mendon të bëjë diçka para se ai të lëndojë Omin. Zvetlana kërcen në festë. Ajo mundohet t’i qëndrojë larg Kalit. Om pyet Texhin pse po e bën këtë. Texh thotë se Xhanvi i kërkoi divorcin dhe ai po plotëson kushtin. Kali dëgjon bisedën e tyre dhe mendon ta përdorë në favorin e tij. Çulbul mundohet të qetësojë Omin. Ai e përqafon. Om habitet kur sheh bojë të kuqe në ballin e Çulbulit dhe e pyet. Ajo arrin të gjejë një gënjeshtër./revistawho.com