• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Zbulohet e shkuara e Zvetlanës me Kali Takurin, ja ç’do ndodhë këtë javë

Anika ka frikë mos Shivai mëson të shkuarën e saj që është rritur në jetimore. Pinki kërkon me insistim të mësojë mbiemrin e Anikës. Anika arrin të gjejë Mahin. Ajo e kërcënon dhe kërkon të dijë pse ai erdhi në shtëpinë Oberoi si Shivai. Shivait i duhet të zgjedhë mes Anikës dhe principeve të tij që janë mbiemri, familja dhe gjaku. Anika merr këmishën e Shivait që ishte bërë pis me gjakun e Mahit dhe vendos t’i bëjë testin e ADN-së për të zbuluar çfarë janë ata. Anika i tregon Shivait se ajo është rritur në jetimore dhe prindërit e Sahilit e kanë adoptuar. Shivai tronditet. Anika largohet nga shtëpia. Shivai shkon e kërkon. Gori përballet me Kali Takur por ai nuk e sheh pasi ajo mbulon fytyrën. Om nxehet kur mëson se Kali Takur ka ardhur në shtëpinë e tij dhe po bën biznes me Texhin. Om ja vë fajin Gorit dhe thotë se për shkak të asaj vajze po ndodhin këto. Zvetlana tronditet kur sheh Kalin në festën e organizuar nga Texh. Ajo kujton momentin kur Kali i ka ofruar të martohet me të dhe vëllezërit e tij. Kali nuk e njeh Zvetlanën pasi ajo mban fytyrë tjetër. Kali kërcënon Omin që t’i japë Gorin. Gori vendos të dalë para Kalit për të shpëtuar Omin. Gori i tregon Xhanvit që Kali donte të martohej me të dhe vëllezërit e tij por Om e shpëtoi. Gori kap Zvetlanën dhe Kalin së bashku dhe i filmon./revistawho.com