• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Shivai zbulon mashtrimin e Ragnit, ja ç’do ndodhë këtë javë

Ragni arrin të ndajë sërish Shivain me Anikën. Shivai i propozon për martesë Ragnit dhe deklaron se martesa e tyre do bëhet për dy ditë. Anika lëndohet nga vendimi i Shivait dhe nuk i mbetet gjë tjetër por të martohet me Vikramin. Shivai pendohet që i propozoi Ragnit dhe i thotë se e bëri për të xhelozuar Anikën. Ragni nxehet më shumë kur kupton se Shivai e përdori. Ajo nuk ndalon së bëri plane dhe pronoton edhe hotelin për muajin e mjaltit. Shivai e mëson këtë dhe kupton që Ragni ka qëllime të tjera. Ai ja çjerr maskën Ragnit para familjes. Shivai sjell Sidartin dhe zbulon se gjithçka ka qenë plani i Ragnit. Sidart zbulon se Ragni është e sëmurë mendore dhe dikur ka qenë në çmendinë. Texh dhe Xhanvi futen në telashe pas vdekjes së Narenit. Ata mundohen t’i shmangen policisë dhe largohen nga shtëpia. Zbulohet se pas kësaj fshihet Zvetlana. Rudra dhe Bavja përpiqen të kapin Sultanin dhe bëjnë një martesë fallco. Pinki përpiqet t’i largojë sa më shumë nga njëri-tjetri Shivain dhe Anikën. Anika vendos t’i japë fund gënjeshtrës por Vikram ka përgatitur martesën e tyre dhe detyron Anikën të martohen. Anika mëson se Vikrami po bashkëpunon me Ragnin. Shivai e ndjen që Anika është në rrezik. Shivai shpëton Anikën para se ajo të martohet me Vikramin./revistawho.com