Shivait nuk i japin asnjë informacion në jetimore. Ai blen jetimoren dhe bëhet pronar vetëm që të marrë informacion. Shivai kontrollon letrat. Ai mëson se Anika është vajza e një industrialisti të famshëm. Pinki e dëgjon dhe habitet që Anika i përket një familjeje të njohur. Ajo shqetësohet pasi tani nuk e nxjerr dot Anikën nga jeta e Shivait. Shivai i tregon Pinkit se Anika vjen nga familja e njohur Baxhaxh dhe mezi pret t’i tregojë edhe Anikës. Natën Anika e godet sërish Shivain. Ai e filmon këtë moment që Anika ta besojë. Por Anika sërish nuk e beson edhe pasi sheh videon. Shivai lë takim me zotin Baxhaxh dhe e pyet nëse e la mbesën e tij në jetimore. Z.Baxhaxh i thotë se atë vajzë e gjeti jashtë një tempulli dhe e çoi në jetimore por nuk është mbesa e tij. Ai i tregon Shivait se në tempull ndodheshin 2 vajza. Shivai e falenderon dhe largohet. Pinki takohet me z.Baxhaxh dhe e falenderon. Ndërkohë Om dhe Zvetlana i thonë Çulbulit të qëndrojë jashtë planit të tyre. Çulbul ka një parandjenjë të keqe. Ajo i thotë Omit të mos shkojë me Zvetlanën pasi ajo ka ngritur kurth. Om nuk e beson dhe i bërtet Çulbulit. Çulbul sërish përpiqet të ndalojë Omin por ai nuk e dëgjon. Ajo futet në dhomën e Kalit dhe vendos të zbulojë çfarë po planifikojnë ai dhe Texh. Kali është duke folur me krokodilin dhe sheh reflektimin e Çulbulit. Ai kap Çulbulin dhe e pyet çfarë kërkon. Çulbul frikësohet. Kali i thotë se krokodili do e hajë Omin të gjallë. Texh pyet Kalin çfarë po ndodh. Kali i tregon që Çulbul po e spiunonte. Texh dhe Kali largohen. Zvetlana informon Omin. Om niset për t’i ndjekur por Çulbul e ndalon dhe i tregon për krokodilin. Om i thotë Çulbulit se po e bën gjithçka për mamanë e tij. Ai e mbyll Çulbulin brenda në dhomë dhe niset me Zvetlanën. Kali dhe Texh shohin Omin duke i ndjekur dhe qeshin./revistawho.com