• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme, Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Shivai shpëton Sahilin, Zvetlana arrestohet nga policia, ja ç’do ndodhë të hënën

Rudra mëson se Shivai është në rrezik dhe e telefonon për ta paralajmëruar. Shivai është me Omin duke kërkuar Sahilin. Shivai i thotë Omit të mos i përgjigjet thirrjes së Rudrës. Rudra niset për tek ata. Shivai sheh një furgon dhe mendon se Sahili ndodhet aty. Kana ka dyshime se mund të jetë një kurth. Shivai thotë se për të asgjë nuk është më e rëndësishme se jeta e Sahilit. Ai hap derën e furgonit. Rudra arrin atje dhe shtyn Shivain dhe Omin. Furgoni shpërthen në flakë. Najantara telefonon Shivain dhe mburret se është më e zgjuar se ai. Najantara e paralajmëron të mos e kërkojë Sahilin por të bëjë siç thotë ajo. Shivai i kërkon Omit dhe Rudrës të kthehen në shtëpi dhe të bëjnë sikur asgjë s’ka ndodhur ndërsa ai do vazhdojë kërkimin. Najantara kërkon të qëndrojë në dhomën e Sahilit por Anika e ndalon. Anikën e telefonojnë nga shkolla e Sahilit dhe e njoftojnë se ai është larguar. Anika tronditet dhe kupton se kjo është arsyeja pse Shivai e gënjeu për përgjigjen e analizave. Ajo telefonon Shivain dhe i tregon se e di të vërtetën. Shivai e siguron se do e gjejë Sahilin. Anika arrin ta ndihmojë Shivain të gjejë vendndodhjen e Sahilit. Ai e sjell Sahilin shëndoshë e mirë në shtëpi. Anika dhe Shivai bëjnë një plan për të zbuluar Najantarën. Zvetlana nuk arrin të marrë frymë lirisht. Gori vendos ta çojë në dhomën e Xhanvit pasi atje ndodhen pajisjet e oksigjenit. Zvetlana e vërtet zgjohet dhe pyet ku është. Om e pyet çfarë ka ndodhur me të dhe Zvetlanën. Ajo i tregon se Zvetlana i mori fytyrën dhe e mbylli në frigorifer. Ndërkohë Gori shkon në kuzhinë për të përgatitur lëngun për Zvetlanën e vërtet. Aty vjen Zvetlana e rreme. Ajo i injekton Gorit një gjilpërë dhe e lë pa ndjenja. Zvetlana e tërheq zvarrë Gorin dhe e fut në frigorifer shkruan revistawho.com. Om shkon në kuzhinë por nuk e gjen Gorin. Zvetlana e informon se Gori ndodhet në frigorifer. Ajo e kërcënon se do e ulë temperaturën e frigoriferit dhe brenda pak minutave Gori do vdesë. Om e pyet çfarë kërkon. Zvetlana kërkon t’i kthejnë Zvetlanën e vërtet. Om mundohet t’ja hedhë Zvetlanës por ajo i drejton armën. Halla sjell Zvetlanën e vërtet. Zvetlana thotë se nuk e do më atë pasi tani të gjithë e mësuan sekretin e saj. Ajo i jep Omit një gjilpërë me helm dhe i thotë t’ja injektojë Zvetlanës së vërtet. Om nuk pranon. Zvetlana vendos të vrasë Omin. Një inspektor qëllon tek arma e Zvetlanës. Halla i kërkon policëve ta arrestojnë Zvetlanën. Om hap frigoriferin dhe nxjerr Gorin. Ai i jep frymë Gorit. Gori zgjohet. Ajo gëzohet kur mëson se kanë shpëtuar nga Zvetlana. Por më pas mërzitet kur kujton se tani i duhet të largohet. Halla i thotë se ajo është nusja e shtëpisë dhe mund të qëndrojë por Gori i tregon se me Omin kishin vendosur që ajo do të largohet kur të largohet edhe Zvetlana. Gori qan dhe jep lamtumirën./revistawho.com