• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme, Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Shivai nxjerr Anikën me forcë nga shtëpia, ja ç’do ndodhë nesër

Mediat hyjnë në shtëpinë Oberoi dhe pyesin nëse është e vërtet që Omkara është fëmijë jashtëmartesor. Shakti pyet kush i solli mediat. Pinki i thotë se i solli ajo pasi mendoi se Shivai dhe Anika do martoheshin. Om kërkon llogari nga Shivai që ja ka mbajtur të fshehtë. Anika thotë se ka prova dhe tregon videon para mediave. Në video Daima i tregon Shivait që Om është fëmijë jashtëmartese. Shivai nxehet dhe heq kamerën dhe mikrofonat gazetarëve. Ai kërcënon që kjo video mos të publikohet në media. Shivai pyet Anikën ku e gjeti videon. Tia hyn në shtëpinë Oberoi dhe tregon që Anika e mori videon prej saj. Të gjithë habiten kur shohin Tian. Ajo tregon që e ndihmoi Anikën kur i kërkoi të dinte gjithçka. Shivai është shumë i lënduar nga Anika. Anika kërkon që ajo dhe Shivai të jetojnë veçmas nga familja. Të gjithë tronditen. Shivai thotë se sa të jetë gjallë familja e tij nuk do ndahet kurrë. Anika insiston që të bëhet siç thotë ajo. Shivai nuk duron dot më dhe e përzë Anikën nga shtëpia. Ai merr letrat e divorcit dhe i firmos. Om nuk arrin ta përzë Gorin nga shtëpia pasi Amuk dhe Kranti rikthehen. Halla i paguan ata për të vazhduar planin. Om i kërkon falje Gorit dhe mendon se ajo u kthye për ta shpëtuar nga Amuk dhe Kranti. Rudra zihet me banditët dhe lëndon dorën. Bavja e mjekon dhe e pyet pse rrezikoi jetën për ta shpëtuar. Rudra i thotë se do e mbështesë gjithmonë. Gori mundohet të zbulojë çfarë plani ka halla. Halla dyshon se Gori po e vëzhgon. Gori shkon të flasë me Omin por ai nuk do ta dëgjojë. Gori dëgjon një zhurmë dhe bëhet kurioze./revistawho.com