• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme, Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Shivai ndahet nga Anika, ja ç’do ndodhë të hënën

Gori kthehet në shtëpinë Oberoi për të mësuar qëllimin e hallës. Om nuk e pret mirë rikthimin e Gorit dhe e akuzon atë se ka ardhur për lekë. Gori i thotë se u rikthye për të por Om nuk e beson dhe përzë Gorin nga shtëpia. Rudra merr një telefonatë nga rrëmbyesit. Ata i thonë se nëse vjen ai do vdesë. Bavja i thotë Rudrës të mos shkojë. Rudra vendos të shkojë për të shpëtuar Bavjan. Ai arrin të gjejë vendndodhjen e Bavjas. Bavjas i është vendosur në trup një bombë. Ajo paralajmëron Rudrën të largohet. Rudra mundohet të gjejë ndonjë mënyrë për të ndaluar kohën e bombës. Ai pret një kabëll dhe koha e bombës ndalon. Rudra i heq bombën Bavjas. Ajo e përqafon. Shivai e siguron Anikën se nuk tha asgjë kur ishte e dehur. Ai i thotë se ka përgatitur një surprizë për të. Texh mëson që Shivai është djali i Shaktit dhe Kaminit dhe vendos ta përdorë këtë. Xhanvi i lutet të mos e bëjë duke i kujtuar që Shivai i shpëtoi jetën Omit. Texh i thotë se Om e humbi të drejtën për të qenë djali i tij. Xhanvi kërcënon Texhin me disa prova që ka për një ngjarje të ndodhur 35 vite më parë. Shivai i propozon për martesë Anikës dhe i thotë se ka dëshirë të martohen këtë herë pa detyrim. Pinki tronditet. Shivai pret që Anika t’i thotë po. Anika bën sikur kjo surprizë nuk i bëri përshtypje dhe thotë se nuk është fëmijë që të kënaqet me lule dhe dekorime. Të gjithë habiten. Anika akuzon Shivain se nuk do që t’i tregojë botës se e ka për grua. Gjyshja ndërhyn por Anika i kthen përgjigje të prerë. Shivai nxehet me Anikën dhe sjelljen e saj. Anika i thotë Shivait se Omkara është fëmijë jashtë martese. Të gjithë tronditen. Shivai ndahet nga Anika dhe e thotë para të gjithë familjes dhe mediave./revistawho.com