• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Shivai mëson sekretin e Anikës, familja Oberoi tronditet, ja ç’do ndodhë nesër

Anika e kupton që Shivai është i shqetësuar dhe e pyet çfarë ka. Shivai nuk i tregon dhe e pyet ku ishte. Anika i tregon që shkoi të takonte Mahin. Shivait nuk i pëlqen që Anika ka shkuar ta takojë atë vetëm dhe i thotë të lërë policinë të merret me këtë çështje. Anika mëson që Shivai pi ilaçe pasi ka probleme me zemrën. Ajo kujtohet që të njëjtat ilaçe i pa edhe tek shtëpia e Mahit dhe i duket e dyshimtë që të dy kanë të njëjtën fytyrë dhe të njëjtën sëmundje. Anika dyshon se Mahi është vëllai binjak i Shivait dhe vendos ta zbulojë. Ajo çon bluzën që ka njollën e gjakut të Mahit për test ADN-je. Prifti pyet Anikën për emrin e babait dhe profesionin e tij. Shivai përgjigjet në vend të saj dhe thotë emrin e babait të Sahilit. Anika e ndalon dhe i thotë se ajo nuk ka familje dhe prindërit e Sahilit e kanë adoptuar. Të gjithë tronditen. Shivai thotë se rituali nuk mund të bëhet dhe largohet duke e lënë Anikën të lënduar. Anika i dërgon Shivait një mesazh ku i thotë se nuk mund ta ndryshojë faktin se është jetime por këto nuk duhet të ndikojnë në marrëdhënien e tyre. Shivai kthehet për Anikën. Ndërkohë Om i gjuan Kalit kur e sheh atë me Xhanvin. Texh ndalon Omin. Xhanvi i thotë se Kali po e ndihmonte pasi ajo u rrëzua. Om përzë Kalin nga shtëpia. Texh thotë se ai është i ftuari i tij dhe do qëndrojë këtu. Ai dhe Om grinden. Kali i thotë Omit t’i japë Gorin përndryshe Xhanvi do vuajë ndëshkimin. Om i thotë se nuk ka lidhje me atë vajzë por thjesht e shpëtoi. Kali e fajëson Omin për vdekjen e vëllait dhe i thotë se këtë dhimbje do e përjetojë dhe ai tani tek vëllezërit dhe tek mamaja e tij. Ai i thotë Omit të gjejë Gorin. Gori dëgjon bisedën e tyre dhe vendos ta dorëzojë veten tek Kali. /revistawho.com