• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Shivai mëson gënjeshtrën e Pinkit, ja ç’do ndodhë të hënën

Shivai bën sikur ka mësuar të vërtetën dhe i thotë Anikës. Anika i thotë se mes tyre nuk ka ndryshuar asgjë dhe të gjithë e duan. Ajo qan dhe i thotë se e di sa shumë rëndësi ka tek ai prejardhja e familjes. Shivai largohet dhe i thotë Anikës ta lërë vetëm. Gori është e lumtur që Shivai dhe Anika u bashkuan. Ajo kërkon që edhe Om tashmë të marrë një hap përpara por Om nuk e bën. Gori lëndohet. Rudra gjen fustanin e Bavjas në dollapin e tij dhe i kujtohen momentet me të. Om nxjerr dhuratat që ka sjellë nga Gjermania. Ai ka marrë një shall për Gorin dhe brenda ka vendosur një pupël. Gori e sheh por Om bën sikur e ka blerë për veten. Ragni flet me dikë dhe bën plane kundër Anikës. Vikram pyet Ragnin nëse është e sigurt që do ta bëjë këtë. Ragni i thotë se është e sigurt dhe do që të hakmerret ndaj Anikës për ta fituar sërish Shivain. Bavja fajëson Rudrën që nuk arriti ta kapte Sultanin. Rudra i thotë se ai i shpëtoi jetën dhe do e bënte edhe një mijë herë të tjera për të. Shivai shkon tek Om dhe i thotë se e mësoi të vërtetën. Ai pret që të mësojë me shumë nga Om. Rudra mendon se Shivait ja ka treguar të vërtetën Pinki. Shivai mendon çfarë lidhje ka Pinki me gjithë këtë. Xhanvi sheh Zvetlanën duke i drejtuar pistoletën Texhit. Ajo shqetësohet dhe hyn në shtëpi por sheh se aty po zhvillohet një festë. Texh kërcen me Zvetlanën. Xhanvi merr Texhin dhe thotë se ai është bashkëshorti i saj. Ajo tronditet kur një nga të ftuarit i thotë se Piteri jeton këtu prej 10 vitesh. Shivai thërret avokatin në shtëpi dhe deklaron se do ja japë të gjithë pasurinë Anikës. Pinki tronditet. Shivai firmos letrat. Ai i thotë Anikës se ka bërë shumë për të. Pinki ndalon Shivain dhe i thotë se nuk do e lejojë t’ja japë pasurinë Anikës. Shivai i thotë se Anika e mbrojti edhe pasi mësoi të vërtetën e tij. Pinki i thotë se e gjitha ishte gënjeshtër. Ajo pranon se e gënjeu Anikën që ta largonte nga shtëpia. Pinki i tregon që i tha Anikës se Shivai është djali i Shaktit dhe Kaminit. Shivai dhe e gjithë familja tronditen./revistawho.com