• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme, Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Shivai heq dorë nga fejesa me Ragnin, ja ç’do ndodhë nesër

Pinki gëzohet nga deklarata e Shivait për t’u fejuar me Ragnin. Ajo përqafon Ragnin. Anika mendon se Shivai e ka harruar. Shivai mërzitet teksa sheh unazën e fejesës. Ragni gëzohet që e ka arritur qëllimin e saj. Ajo përballet me Anikën dhe i thotë se një vajzë tjetër do qante pas asaj që bëri Shivai. Anika i lë të kuptojë që ndjenjat mes saj dhe Shivait nuk kanë mbaruar. Shivai heq dorë nga fejesa dhe i thotë Ragnit se nuk ishte e vërtet ajo që tha para të gjithëve por donte të bënte Anikën xheloze. Ragni habitet megjithatë nuk e tregon veten. Shivai shkon tek Anika dhe mundohet ta bëjë atë të pranojë që është lënduar nga deklarata e tij. Anika e nxjerr Shivain nga dhoma dhe qan. Rudra lëndohet kur kupton që Bavja gjithçka e ka bërë për misionin e saj. Shivai, Om dhe Rudra qajnë hallet me njëri-tjetrin ndërsa Anika, Gori dhe Bavja me njëra-tjetrën. Djemtë vendosin të festojnë ditëlindjen e Rudrës. Vajzat vendosin t’u tregojnë që janë të lumtura edhe pa ta. Ata organizojnë dy festa veç e veç. Djemtë Oberoi dhe vajzat zihen për tortën. Shivai i gjuan me grusht tortës së vajzave. Anika lyen me tortë Shivain. Më pas Gori lyen Omin. Mes tyre fillon lufta me tortë. Familja Oberoi qeshin dhe argëtohen./revistawho.com