• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Ragni bie nga shkallët, Om kalon natën me Gorin, ja ç’do ndodhë nesër

Shivai dhe Anika darkojnë por mes tyre nuk mungojnë grindjet. Ata debatojnë për prishjen e marrëdhënies së tyre. Shivai fajëson Anikën që e shkatërroi gjithçka brenda një dite ndërsa Anika fajëson Shivain që e përzuri nga shtëpia. Ata nuk mund të dalin nga depo pasi dera është mbyllur. Shivai hap derën. Gori ka alergji nga boja dhe nuk mund të qëndrojë në shtëpi. Ajo ka vendosur një tendë për të fjetur jashtë shtëpisë. Om kujdeset për Gorin. Ai qëndron gjithë natën duke mbajtur tendën e gorit që mos ta marrë era. Kamini mundohet të çmendë Priankën. Prianka del nga dushi e mbuluar me bojë dhe i tregon Ranvirit e frikësuar. Kamini i thotë Ranvirit se Prianka ka probleme mendore. Anika dhe Shivai gëzohen kur shohin Omin duke fjetur jashtë tendës së Gorit. Ragni bie nga shkallët për të tërhequr vëmendjen e Shivait. Shivai e ndihmon ndërsa Anika e kupton planin e Ragnit dhe e tall atë. Gori zgjohet dhe shikon Omin duke fjetur jashtë tendës. Om nuk e pranon para Gorit që ka qëndruar gjithë natën. Ranvir i bën një dhuratë Priankës dhe i premton se do zhvendosen në një shtëpi më të madhe. Kamini i kërkon Ranvirit të shkojë në një qytet të Indisë pasi motra e saj është sëmurë. Ky është plani i saj për ta çmendur Priankën. /revistawho.com