• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Om ofendon Gorin dhe e përzë nga ekspozita, ja ç’do ndodhë nesër

Rudra i kërkon ndihmë Shivait për të fituar para. Shivai i shpjegon Rudrës artin e shitjes dhe blerjes. Gori shkon në ekspozitën e Omit dhe e gjen duke biseduar me një klient. Ajo imagjinon sikur Om i thotë të gjtihëve se Gori është frymëzimi i tij. Gori kthehet në realitet dhe vihet në siklet kur sheh se të gjithë janë veshur modernë. Ajo sheh Omin duke folur me një vajzë me emrin Vrinda dhe dëgjon bisedën e tyre. Gori mërzitet kur dëgjon Omin i cili thotë se nuk është frymëzuar për pikturat e tij. Rudra vendos të shesë pajisjet e palestrës. Om më në fund gjen kohë dhe për Gorin dhe e prezanton atë me pronarin e ekspozitës mirëpo jo si bashkëshorten e tij. Dikush mahnitet nga piktura e Gorit që ka bërë Om. Gazetarët pyesin Gorin në anglisht por ajo nuk e di gjuhën dhe kthen përgjigje të gabuara. Om pyet Gorin pse ka ardhur. Ajo ofendohet dhe largohet e mërzitur. Vrinda i thotë Omit se Gori është shumë vajzë e thjeshtë për të. Om mbron Gorin. Rudra fiton para nga shitja e pajisjeve të palestrës dhe ja jep Bavjas. Bavja i thotë Rudrës se ja doli shumë mirë me sfidën. Ata imagjinojnë njëri-tjetrin në momente romantike. Gori kthehet në shtëpi duke qarë. Shivai mundohet ta qetësojë dhe i premton se do i rregullojë gjërat. Gori mendon se nuk është vajza e duhur për Omin. Gjyshja pyet Shivain për Anikën. Shivai i tregon se po komunikon me Anikën me telefon dhe ajo do kthehet pas dy ditësh. Gjyshja i thotë Shivait se në kohën e saj shkruanin letra. Ajo e këshillon t’i shkruajë një letër Anikës që ajo ta mbajë përgjithmonë. Gjyshja kap Pinkin duke folur në telefon me dikë. Pinki e gënjen dhe gjyshja dyshon. Xhanvi ndihmon Texhin./revistawho.com