• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Om kalon momente intime me Gorin, ja ç’do ndodhë nesër

Anika shkon për disa intervista pune. Shivai nuk e dëgjon fjalën e mjekut por shkon në punë. Kamini sheh Priankën duke gatuar dhe lyen me vaj kavanozin e piperit. Ajo i kërkon Priankës kavanozin. Priankës i rrëshket kavanozi nga duart prej vajit. Kamini i bërtet Priankës dhe i thotë ta pastrojë. Teksa Prianka pastron Kamini i hedh piper në sy. Priankës i djegin sytë dhe bërtet. Ranvir vjen dhe zihet me Kaminin. Kamini përzë Priankën nga shtëpia. Ranvir largohet bashkë me të duke e lënë Kaminin të habitur. Kamini i lutet Ranvirit të mos shkojë dhe i kërkon falje. Prianka e fal Kaminin dhe ajo me Ranvirin vendosin të mos largohen. Kamini i përqafon. Vajza e re Ragni lyen fytyrën me bojë të kuqe si pjesë e planit të saj. Ajo i del para makinës së Shivait me qëllim. Shivai tronditet. Ai e sjell Ragnin në shtëpinë Oberoi. Anika e fiton vendin e punë dhe gëzohet. Gori tronditet kur Omi bie pa ndjenja pasi pi lëngun. Ai çohet dhe afrohet shumë më Gorin duke u përpjekur të kalojë në momente intime. Gori e shtyn Omin. Atij i bie sërish të fikët. Gori kupton që halla nuk ka hedhur helm në lëng por diçka që t’i afrojë ata bashkë. Ajo pyet veten çfarë përfiton halla nga kjo. Gori ndjek hallën dhe zbulon planin e saj. Halla do që Om dhe Gori të bëjnë fëmijë dhe atë fëmijë ta mbajë ajo pasi mendon se do jetë Ratani. Om vjen në vete dhe kujton skenën me Gorin. Ai i kërkon falje Gorit. Gori i kërkon Omit ndihmë pasi sot ka vendosur të demaskojë hallën. Rudra ka varësen me një informacion që mund t’i shkatërrojë gangsterët por ai nuk e di këtë. Sultani ka dërguar dikë për të vrarë Rudrën dhe për të marrë varësen. Rudra kënaqet me miqtë e tij në pishinë. Ata shtyjnë Bavjan në pishinë dhe Rudra e mban. Ajo kujton bisedën e mbrëmshme me Rudrën dhe del nga pishina. Bavja sheh personin që ka ardhur për të vrarë Rudrën. Rudra ja jep varësen shokut të tij. Vrasësi qëllon shokun e Rudrës. Bavja i shkon pas vrasësit. Ai i drejton armën Bavjas. Bavja bie në tokë pa ndjenja. Rudra kërkon për Bavjan./revistawho.com