• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Om dhe Gori përballen me një rrezik, ja ç’do ndodhë nesër

Shakti e quan Anikën vajzën e tij dhe i kërkon që këtej e tutje ajo ta thërras baba. Dy grupet zihen se kush do e dekorojë shtëpinë. Anika dhe Shivai komunikojnë me mesazhe. Pinki qan dhe kujton fjalët e Shivait. Ajo fajëson Anikën dhe mendon se prej saj familja nuk e do. Gjyshja i thotë Pinkit se familja nuk e do atë pasi ajo nuk e vlerësoi djalin e saj. Gjyshja kërkon që në shtëpi të sjellin statujën e perëndisë Shiva për martesën e Anikës dhe Shivait. Gjyshja i thotë Omit të shkojë të marrë statujën. Anika bind Gorin që të shkojë me Omin meqënëse ajo është besimtare. Om ankohet se Gori flet shumë. Shivai i jep Gorit spraj djegës nëse ndodh ndonjë e papritur rrugës. Om e kupton që këtë udhëtim e ka planifikuar Anika dhe Shivai. Ai vendos të hakmerret dhe i kujton gjyshes se përpara martesës nusja dhe dhëndri duhet të bëjnë disa sfida. Gjyshja i thotë Anikës dhe Shivait t’i japin tre sfida njëri-tjetrit. Om dhe Gori nisen për në qytetin Lonavala për të marrë statujën. Om habitet pasi Gori nuk i flet gjatë rrugës. Gjyshja i jep sfidën e parë Anikës dhe Shivait. Ajo u thotë të përgatisin dy pjata me ushqimin e tyre të preferuar. Dandi i tregon xhanvit se Piter dhe Kaveri kanë vdekur muaj më parë në një aksident. Xhanvi vendos të zbulojë pse Texh dhe Zvetlana po e bëjnë këtë. Om dhe Gori ndalojnë në një lokal për të ngrënë. Ata dëgjojnë në radio lajmin se në tempull është parë një fantazmë. Om nuk e beson dhe i thotë Gorit të mos shqetësohet. Ata nisen sërish për rrugë por për pak sa nuk bëjnë aksident. Ata tmerrohen kur shohin fantazmën dhe ja mbathin me vrap. Gori kujtohet që Shivai i dha sprajin djegës. Ajo padashje ja hedh sprajin Omit. Shivai telefonon Xhanvin dhe i thotë të kthehen sepse ai dhe Anika do martohen. Xhanvi i kërkon Piterit të shkojë me të në shtëpinë Oberoi dhe të sillet si Texh. Zvetlana gëzohet pasi çdo gjë po ecën sipas planit të saj./revistawho.com