• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Një vajzë e re hyn në jetën e Shivait, ja ç’do ndodhë këtë javë

Anika bën sherr në familje në mënyrë që Shivai ta përzërë nga shtëpia. Ajo thotë para të gjithëve se Omkara është fëmijë jashtëmartesor. Om e di që kjo nuk është e vërtet por nuk mund të flasë duke e ditur planin e Anikës. Sjellja e keqe e Anikës e bën Shivain të mos durojë më. Ai e përzë Anikën nga shtëpia por ajo kërkon gjysmën e pasurisë. Shivai e nxjerr jashtë dhe deklaron ndarjen nga Anika para mediave. Anika shkon të jetojë tek mikesha e saj. Një vajzë e re vjen në serial. Ajo përpiqet të hyjë në jetën e Shivait. Shivai bën një aksident me makinë. Ai e sjell vajzën e plagosur në shtëpinë Oberoi. Rudra arrin të gjejë vendin ku Bavjan e mbajnë të rrëmbyer dhe e shpëton atë. Ai e çon Bavjan në një vend dhe i jep një ilaç. Sultan ka vendosur maskë dhe zbulon që ishte ai i cili e shpëtoi Bavjan. Gori përpiqet të zbulojë planin e hallës. Halla i përgatit një pije helmuese Omit. Gori e shikon dhe mundohet me çdo kusht ta ndalojë Omin që ta pijë. Om e pi pijen dhe bie pa ndjenja. Gori zbulon planin e hallës për të kthyer në jetë Ratanin./revistawho.com