• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme, Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Najantara vjedh Shivain, Zvetlana shantazhon Omin, ja ç’do ndodhë nesër

Pinki i bërtet Najantarës pasi po i prish planet. Najantara i thotë se Shivai dhe Anika janë shumë të zgjuar. Anika ndihet e turpëruar nga Najantara. Shivai e siguron se e vërteta do dalë në shesh sapo të marrin përgjigjen e analizave të ADN-së. Najantara mahnitet nga shtëpia Oberoi dhe ja shpreh këtë Anikës. Asaj i tërheq vëmendjen një orë e kushtueshme. Anika pyet Najantarën nëse është vërtet nëna e saj dhe i kërkon të mos luajë më teatër. Najantara bën sikur preket nga fjalët e Anikës. Shivai kërkon për orën e tij dhe pyet Anikën. Anika e kupton që orën e ka vjedhur Najantara. Ajo shkon t’i marrë orën Najantarës. Kjo e fundit bën sikur nuk e ka vjedhur. Anika arrin t’ja marrë orën. Pinki përqesh Anikën dhe e krahason me Najantarën. Anika i kthen orën Shivait dhe qan e turpëruar. Shivai e qetëson dhe i thotë se ajo është shumë ndryshe nga Najantara. Ranvir i vihet pas Priankës. Ai i kërkon të falur dhe i thotë se e ka kuptuar gabimin. Prianka nuk do që ta dëgjojë. Ranvir kërcënon se do hidhet nga lartësia nëse Prianka nuk e fal. Asaj nuk i intereson dhe largohet. Ranvir hidhet. Prianka kthehet e tronditur dhe i kërkon Ranvirit të hapë sytë. Shivai shkon të marrë përgjigjen e analizave të ADN-së. Edhe Pinki niset për atje me qëllimin për ta ndryshuar përgjigjen e analizave. Shivai nuk arrin ta shohë Pinkin edhe pse ndodhen në po të njëjtin vend. Ndërkohë Om i tregon Zvetlanës se e kuptoi planin e saj dhe bëri vetë sikur i ra të fikët. Ai i kërkon Gorit të heqë vellon. Të gjithë habiten kur e shohin. Zvetlana kujton momentin kur Gori i kërkoi punë. Gori i tregon që është Çulbul. Zvetlana tronditet. Xhanvi dhe halla gëzohen me rikthimin e Gorit. Om i tregon se ka bërë një marrëveshje me Gorin. Ai do i paguajë të gjitha shpenzimet për trajtimin në spital të nënës së saj dhe në këmbim Gori do vinte në shtëpinë Oberoi për të ndaluar martesën e tij me Zvetlanën. Om përzë Zvetlanën nga shtëpia. Zvetlana e kërcënon se ka foto të turpshme të Texhit dhe nëse largohet do i publikojë në media. Om detyrohet ta lërë Zvetlanën të qëndrojë në shtëpinë Oberoi./revistawho.com