• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme, Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Najantara rrëmben Sahilin dhe kërcënon Shivain, ja ç’do ndodhë nesë

Anika përzë Najantarën nga shtëpia dhe e paralajmëron të mos kthehet më përndryshe do thërrasë policinë. Pinki bën teatër sikur është e lënduar. Anika i kërkon falje dhe i thotë se Najantara nuk është nëna e saj. Shivai kthehet në shtëpi dhe i tregon Anikës përgjigjen e analizave. Ajo tronditet kur sheh që rezultati ka dal pozitiv. Anika nuk mund ta besojë dhe thotë se raporti është i rremë. Shivai mundohet ta bindë që kjo është e vërteta. Ai rikthen Najantarën në shtëpi. Pinki tronditet dhe nuk mund ta pranojë. Shivai i thotë se do e respektojë vjehrrën. Najantara përqesh Pinkin dhe është e lumtur që u rikthye. Anika shkon në dhomë duke qarë. Ajo i kërkon Shivait të thotë të vërtetën dhe dyshon se ai po bën ndonjë plan kundër Najantarës. Shivai i kërkon Anikën të pranojë të vërtetën. Najantara i kërkon Pinkit të gatuajë por ajo refuzon duke i thënë që nuk është shërbëtorja e saj. Najantara i ankohet Shivait. Shivai i kërkon Pinkit të gatuajë për Najantarën. Pinki qan dhe i thotë Shivait se i ka ngelur vetëm ta përzë nënën e tij nga shtëpia. Zbulohet se Najantara ka rrëmbyer Sahilin dhe po e kërcënon Shivain të bëjë siç thotë ajo. Anika zbulon se Shivai e ka gënjyer dhe Najantara nuk është nëna e saj. Om sillet sikur e do shumë Gorin në sy të Zvetlanës. Kjo e fundit nis të besojë se ata duhen vërtet. Gori e keqkupton sjelljen e Omit ndaj saj. Ai ja bën të qartë që nuk e konsideron gruan e tij. Gori nis si gjithmonë ritulet e lutjes por Om nuk pranon që ajo t’i bëjë. Gori i kujton që Çulbul i bënte dhe ai e lejonte. Om nuk pranon asnjë ndihmë nga Gori edhe kur ajo ofrohet t’i bëjë çajin. Xhanvi i sheh duke u grindur dhe i tregon hallës. Edhe Zvetlana i ka sytë tek ata dhe Om nis të bëjë teatër para saj duke përkëdhelur Gorin. Om i thotë Gorit se do e largojë nga shtëpia atë dhe Zvetlanën pas dy ditësh. Ai thërret në shtëpi dizinfektuesit në mënyrë që të gjejë frigoriferin që ka fshehur Zvetlana. Zvetlana kërkon që të ndalohet dizinfektimi pasi ka alergji. Ajo kërcënon Omin se do martohet me Texhin dhe do e nxjerrë Xhanvin nga shtëpia./revistawho.com