• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme, Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Gori vë jetën e saj në rrezik për Omin, ja ç’do ndodhë nesër

Gori ka frikë se Om nuk do t’ja dalë në ndeshjen kundër Balramit. Om ka vetëbesim se do e mundë Balramin dhe thotë se djemtë Oberoi nuk heqin dorë kurrë. Om praktikohet me shërbëtorin por ai ja mbath. Gori i ofron Omit të praktikohen bashkë. Om përqafon Gorin. Të dy rrëzohen dhe shpërthejnë në të qeshura. Shivai mëson se shtëpia e vjetër e Anikës do prishet. Anika i kërkon Shivait t’u tregojë se ai është Shivai Sing Oberoi por ai nuk pranon dhe thotë se i ka premtuar gjyshes që do e fitojë këtë sfidë. Shivai proteston kundër prishjes së shtëpisë. Shivai ndihet në faj që ka urdhëruar prishjen e shtëpisë. Ai zihet me punëtorët. Kana u tregon se ai është Shivai Sing Oberoi. Punëtorët i kërkojnë falje Shivait. Gori telefonon Bavjan dhe i kërkon disa këshilla për ndeshjen e Omit. Shivai dhe Anika kthehen në shtëpi dhe marrin bekimin e gjyshes. Ajo i përgëzon që e fituan sfidën dhe i thotë se lidhja e tyre është shumë e fortë. Rudra i tregon Shivait që u bë hidraulik dhe akuzon Bavjan që kërkon të zihet me të. Shivai i thotë Rudrës mos të flasë keq për Bavjan pasi ajo është në skuadrën e tij. Bavja emocionohet dhe thotë se ata e kanë bërë të ndihet si në familje. Om dhe Balram dalin në shesh për tu ndeshur. Njerëzit brohorisin për Balramin. Gori kërkon t’i thotë Omit këshillat që i dha Bavja por ai nuk e dëgjon. Om rrëzohet ende pa filluar ndeshja. Njerëzit e tallin. Gori nxehet dhe vendosë të ndeshet vetë me Balramin. Balram e hedh Gorin në tokë. Om nxehet kur sheh Gorin në tokë dhe merr forca. Ai i ndeshet me Balramin dhe fiton./revistawho.com